Bayern ankohet në UEFA edhe për policinë spanjolle

Klubi i futbollit Bayern Munich është ankuar në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA) kundër policisë spanjolle për incidentin gjatë pjesës së parë të ndeshjes së kthimit të çerekfinales të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Të martën, ka pasur sulme të dhunshme ndaj tifozëve të Bayernit nga policia spanjolle. Bayern konsideron se reagimi i policisë spanjolle ishte i keq dhe i ekzagjeruar”, thotë klubi bavarez.

Bayern Munich thotë se për incidentin e kanë informuar UEFA-n dhe kanë kërkuar që të hetojë sjelljen e policisë spanjolle në Santiago Bernabeu.

Kampioni gjerman mbrëmë u mposht pas kohës shtesë nga Real Madrid me 2:4, ku u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Takimi i parë në Mynih përfundoi me triumfin e madrilienëve me 2:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP