FFM shënon Ditën Botërore të Hemofilisë

Nën moton “Dëgjoni zërin tonë” shoqata e hemofilisë në Maqedoni së bashku me Federatën e Futbollit të Maqedonisë, iu bashkuan shënimit global të Ditës Botërore të Hemofilisë, që shënohet tradicionalisht më 17 prill, raporton Anadolu Agency (AA).

Me këtë rast, shoqata e hemofilikëve në Maqedoni dhe FFM mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat në të cilën kompetentët folën për sfidat me të cilat përballen personat që vuajnë nga hemofilia.

“Personave me hemofili nuk u është e lejuar të luajnë futboll, prandaj jemi shumë falënderues që na është mundësuar që këtë ditë të jemi këtu. Hemofilia është një sëmundje gjenetike e cila trashëgohet. Në Maqedoni ka ilaçe, por ato janë të pamjaftueshëm”, u ankua kryetarja e shoqatës së personave me hemofili, Liljana rajçevska.

Të pranishmit kishin mundësi të ndjekin ndeshjen futbollistike mes kombëtareve U16 të Maqedonisë dhe Lihtenshtajnit në kuadër të një turneu ndërkombëtar në futboll. Nga Shoqata e të sëmurëve me Hemofili vunë në dukje se që rritet numri i njerëzve që guxojnë të dalin publikisht dhe të flasin zëshëm për hemofilinë.

Sipas të dhënave të fundit, në Republikën e Maqedonisë janë të regjistruar 320 persona me hemofili, nga të cilat 213 persona me hemofili A dhe 107 persona me hemofili B.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button