Francë, gratë kanë frikë nga transporti publik

Një numër i madh i francezeve kanë frikë të përdorin transportin publik, flasin rezultatet e anketave të fundit të opinionit publik në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një studimi të kryer nga Instituti Francez për Organizimin Urban, rreth 56.3 për qind e grave janë seriozisht të shqetësuara në lidhje me përdorimin e transportit publik.

Gjithashtu, rreth 26.7 për qind e meshkujve janë të frikësuar të përdorin transportin publik në Francë, thuhet në anketën e publikuar.

E njëjta anketë tregoi se rreth 37 për qind e grave, të paktën një herë në jetë kanë qenë cak të xhepaxhinjëve në transportin publik dhe rreth 39 për qind kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale.

Shumica kanë frikë nga trenat periferikë, pastaj nga metrotë, autobusët dhe në fund radhiten tramvajët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button