Ivanov: Nuk ka mandat derisa nuk largohen pengesat juridike dhe politike

Presidenti Gjorge Ivanov sot deklaroi se mandati për formimin e Qeverisë nuk do të dorëzohet derisa nuk shmangen pengesat juridike dhe politike.

“Derisa ato pengesa nuk shmangen unë nuk mund të marr vendim i cili do të kontestohet. Nëse kontestohet një vendim i tillë, atëherë do të hapet çështja për përgjegjësinë time. Prandaj kërkoj dhe insistoj që pengesat juridike dhe politike të shmangen”, tha Ivanov pas takimit të sotëm me kryesuesin e Presidencës së BeH-së Mladen Ivaniq.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse ndjen përgjegjësi në lidhje me pasojat e krizës, Ivanov tha se ai e respekton Kushtetuën dhe praktikën nga viti 1992 dhe se ndjen përgjegjësi për krizën. Krizën institucionale, shtoi Ivanov nuk do ta kishim derisa nuk do ta kishim platformën e cila nga kriza politike na çoi në krizë institucionale.

Presidenti i Maqedonisë theksoi se pikërisht për shkak të platformës e cila u paraqit pas zgjedhjeve parlamentare Maqedonia nuk mund të zgjedhë kryetar të Parlamentit, as ndërkaq të fillojë proces për formimin e Qeverisë.

Në takimin me kryesuesin e Presidencës së BeH-së Ivaniq i cili është për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë është biseduar për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe me këtë rast, siç thekson Ivanov, Maqedonia në vazhdimësi i jep mbështetje integrimit territorial të BeH-së, si dhe procesit eurointegrues të këtij vendi. Presidenti i Maqedonisë dhe Ivaniq kanë folur për situatat aktuale në dy vendet, situatën në tërë rajonin dhe procesin eurointegrues, për bashkëpunimin ekonomik në kontekst të së cilit nesër do të organizohet forum biznesi në Shkup. Gjithashtu u bë fjalë për edhe hapjen e linjës ajrore Shkup – Sarajevë, si dhe për marrëveshjen për udhëtim të shtetasve nga të dyja vendet me letërnjoftime.

Ivanov theksoi se gjendja në mbarë rajonin do të ishte më ndryshe nëse BE pajtohej të hapen kapitujt 23 dhe 24 të cilat kanë të bëjnë në sigurin., në çështjet juridike etj.

Kryesuesi i Presidencës boshnjake theksoi se është i bindur se presidenti Ivanov do të marrë vendimet më të mira për stabilitetin dhe prosperitetin e Republikës së Maqedonisë. Për BE tha se lidhur me BeH-në është vërejtur shumë formalitet dhe se ajo nuk ka qenë konsekuente, por pjesëmarrja e tij dhe se një vjet e gjysëm të kaluar raporti është bërë më i qartë dhe më i sinqertë dhe se për atë ndihmë ka qenë kriza e emigrantëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button