Aurora Ndrio Karameti promovoi librin e saj “MAQEDONIA viti 1: Media dhe gjeopolitika e një konflikti etnik”

Në një atmosferë solemne dhe tejet modeste profesoresha universitare, Aurora Ndrio Karameti promovoi sot në Shkup librin me titull “MAQEDONIA viti 1: Media dhe gjeopolitika e një konflikti etnik”, njofton Portalb.mk. Është ky një libër që trajton në mënyrë studioze, raportimin e mediave dhe ngjarjet e para dhe gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.

“Desha të bëj një studim për ngjarjet e vitit 2001, për të arritur disa qëllime. Meqenëse kam qenë gazetare në atë kohë në Shqipëri, e kam ndjekur konfliktin nga distanca duke mbuluar aktualitetin nga Maqedonia për TV Arbëria. Por kur erdha në Maqedoni pash se mungonin studimet për atë kohë dhe mendova se duke e njohur nga distanca këtë konflikt, mënyra shkencore për ta studiuar këtë periudhë dhe gjithë problematikën gjeopolitike që e ka shoqëruar dhe që u pasqyra në media, mendova që kjo mënyrë ishte më me mira për të dhënë një mendim të specializuar, profesionale dhe tek e fundit të pa anshëm apo subjektiv të bazuar në metodologji shkencore. E pash që në literaturën botërore shumë pak flitej për shqiptarët e Maqedonisë, për nevojat e tyre. Andaj mendova që me këtë studim do të plotësoj atë zbrazëtirë të krijuar me vite” tha profesoresha universitare, Aurora Ndrio Karameti.

11170343_10153304758879674_6198471248689883302_n (1)Ajo shtoi se libri mund të përdoret si bazë për studime të tjera të kësaj fushe dhe shprehu falënderimin për mbështetjen që ia kanë dhënë institucionet dhe individë të ndryshëm në botimin e tij, njofton Portalb.mk.

Profesori universitar dhe njëri nga recensuesit e librit, Ymer Ismaili tha se nga ky libër kanë dalë shumë të vërteta objektive.

“Kam konstatuar që ky libër kalon kufijtë i asaj që quhet nacionale ose rajonale dhe duhet sa më shpejtë ky libër të del edhe në gjuhët e tjera. Të vërtetat që thuhen në këtë libër janë më shumë informacion dhe konstatime shkencore dhe reale objektive për ambientin euro-amerikan se sa kushtimisht thënë për nevojat tona të brendshme. Në libër autorja bën një komparacion shumë të mirë mes dy gjigandëve medial “Rojters” dhe “APF”, agjenci që e kanë ndjekur konfliktin në vend. Nga libri kam marrë shumë informata që nuk kam ditur deri më tani, për shtetin ku jetoj, për Maqedoninë, siç është gjuha, historia, etniteti etj. Autorja gjithashtu ka bërë një dallim shumë brilant mes koncepteve popull dhe komb në Maqedoni” tha mes tjerash Ismaili, njofton Portalb.mk.

Njëri nga recensuesit e librit, profesori Salajdin Salihu tha se ky libër duhet të merret referencë kur flasim për një periudhë të ankthshme si që ishte konflikti i vitit 2001.

“Ngjarjet në të analizohen me gjakftohtësinë e një studiuesi, dhe me metodologji që synon ta zbërthejë fenomenin duke e shikuar atë nga këndvështrime të ndryshme. Ofron shumë të vërteta dhe jo një të vërtetë absolute, e cila sipas çdo përkufizimi është tiranike. Ndrio e trajton problemin jo si historiane sepse historisë i duhet distanca kohore për të triumfuar arsyeja mbi emocionet, ajo nuk dëshiron ti përdorë instrumentet e historianëve, ajo e trajton problemin nga një vështrim komunikologjik, imazhlogjik dhe sociologjik. Ajo nuk ka pasur qëllim të shkruajë libër me qëllime të paracaktuara sic ndodh shpesh në mesin tonë. Ajo shkruan në bazë të fakteve. “u shpreh Salihu, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, ky libër ka dalë nga shtypi prej disa muajsh. Puna për të ka nisur që në vitin 2005; përmbajtja e tij është pjesa më e madhe e tezës së doktoratit të Ndro-Karametit në Universitetin e Sorbonës në Paris.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button