BFI ka hapur konkurs për organizim të Haxhit 2017

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame duke u bazuar në nenin 3 pika 17 të Kushtetutës së BFI-së, ka hapur konkurs për organizim të udhëtimit në Haxh, njofton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga BFI çmimi i arazhmanit për kryerjen e Haxhit 2017, me udhëtim me aeroplan është 3.900,oo dollarë. Pagesa mund të bëhet edhe në kundërvlerë me valutat tjera, në bazë të kursit të mesem të Bankës Popullore të Republikës së Мaqedonisë në ditën e pagimit.

Ata gjithashtu njoftojnë se obligohen muftinitë e BFI-së që nga pranimi i kësaj Qarkoreje të bëjnë regjistrimin e të interesuarve. Sa i përket ndërprerjës së regjistrimit, sivjet ajo do të bëhet shumë më herët në krahasim me vitet e kaluara.

Më shumë informata për udhëtimin e sivjetëm në Haxh mund të gjeni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button