Mej: Zgjedhjet e parakohshme do ta përforcojnë pozitën e Londrës në negociatat me BE-në

Zgjedhjet e parakohshme në Britaninë e Madhe do të sigurojë stabilitet për një periudhë më të gjatë kohore dhe do ta përforcojnë pozitën e vendit në negociatat me Bashkimin Evropian, deklaroi sot kryeministrja britanike, Tereza Mej.

Në një intervistë për Bi-Bi-Si, Mej theksoi se fushata për zgjedhjet e rregullta në vitin 2020 do të përputhej me etapën kyçe për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

“Zgjedhjet e parakohshme u përgjigjen interesave kombëtare të Britanisë së Madhe”, theksoi ajo.

Mej, përveç kësaj theksoi se partitë opozitare kanë planifikuar ta pengojnë procesin e Bregzitit.

Pritet që Britania e Madhe ta braktisë BE-në në mars të vitit 2019. Zgjedhjet e parakohshme në qershor do të thonë se britanikët do të votojnë sërish në vitin 2022, që do t’i mundësojnë kryeministres më shumë hapësirë në negociatat me Unionin.

Mej dje papritur bëri thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 8 qershor. Dhoma e Poshtme e Parlamentit britanik do të prononcohet sot për kërkesën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP