Kocijançiç: Ballkani Perëndimor të ruajë marrëdhënie të mira fqinjësore

Zëdhënësja e Komisionit evropian, Maja Kocijançiç, me rastin e deklaratës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama për bashkim të mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, vlerësoi se “më me rëndësi është të ruhen marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi me të gjithë duhet të jetë i barabartë”.

“Siç është konfirmuar kohë më aprë në Këshillin e Evropës, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane. Që ta arrijmë atë qëllim, bashkëpunojmë me të gjithë partnerët në rajon, pa u alrguar nga parimi i pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”, theksoi Kocijançiç.

Ajo theksoi se çfarëdo lloj forme e ndikimit politik është e dëmshme për përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjsëore.

Kryeministri shqiptar, Edi rama dje në intervistën për  gazetën e Brukselit “Politiko” deklaroi se nëse perspektiva për anëtarësim të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE vazhdon të ulet, atëherë do të mund të ndodhte edhe bashkimi i Shqipërisë me Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button