Muller: Kemi luajtur me 10 lojtarë kundër 14 lojtarëve

Futbollisti i Bayern Mynihut, Thomas Muller, pas eliminimit të mbrëmshëm të ekipit të tij në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve nga Real Madrid, tha se ishte e pamundur të shkohet tutje, për shkak se ekipi i tij luajti me dhjetë lojtarë kundër 14 lojtarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bavarezët gjatë 90 minutave arritën të kalojnë në avantazh me 2:1, me çka pas disfatës me rezultatin identik në Mynih siguruan lojë shtesë. Por, Reali me tre gola në kohën shtesë shënoi fitore me 4:2 dhe shkoi në gjysmëfinale.

“Ne kishim paraqitje të përsosur, por ne u mbajtëm si burra në terren, nëse e shikoni se në çfarë mënyre është zhvilluar loja në fushë. Kur e shikoni se si janë zhvilluar gjërat, është shumë e vështirë të luhet me dhjetë lojtarë kundër 14-të lojtarëve. Goli i barazimit 2:2 ishte turpi më i madh, sepse asistenti i arbitrit kishte pamje të qartë të situatës. Kjo na vrau”, tha Muller për mediat gjermane.

“Mendërisht ishim në gjendje të shkëlqyer, kur kishim epërsinë 2:1 dhe 11 lojtarë në fushë. Por, pastaj gjyqtarët i dhanë ‘shtytje’ kundërshtarëve tanë. Pas kësaj nuk mund thjesht të shkoni në shtëpi dhe të thoni se gjëra të tilla ndodhin”, tha Muller.

Golat për Realin i kanë shënuar Ronaldo në minutat 76, 104 dhe 109, dhe Marco Asensio në minutën e 112-të, kurse për Bayernin Robert Lewandowski nga pika e bardhë në minutën e 53-të dhe një autogol i Sergio Ramos në minutën e 77-të.

Mbrëmë në gjysëmfinale u kualifikua edhe Atletico Madrid, skuadër e cila pas rezultatit 1:0 në ndeshjen e parë, luajti baraz 1:1 si mysafir i Leicester City.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button