Adelina Ismaili zgjedh emër mbreti, ja si është pagëzuar djali i saj

Në një intervistë për mediat e Kosovës në ditët e fundit të shtatzënisë, Adelina Ismaili tha se ende nuk e kishte vendosur emrin me të cilin do të pagëzonte të birin dhe se këtë gjë ia kishte besuar bashkëshortit, Valit, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Nuk dihet nëse vendimi përfundimtar ka qenë vetëm i Valit apo i të dyve, por e dukshme është që i sapolinduri ka marrë vëmendjen maksimale sapo ka ardhur në jetë, edhe me emrin që mban: quhet Uliks dhe ndoshta për Adelinën dhe Valin nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë. Pas shumë emrave që kishin menduar, çfarë më mirë se një emër mbreti mund t’i shkonte vogëlushit?

Gazeta Express ka mësuar nga burime pranë çiftit për emrin e djalit të parë të këngëtares, i cili ka ardhur në jetë mbrëmjen e sotme rreth orës 20.00.

Uliks është varianti latin i Odiseut (greq. Odysseus, lat. Ulixes) – mbret i Itakës, heroi simbol i zgjuarsisë (dinakërisë), trimërisë dhe guximit në mitologjinë greke gjatë Luftës së Trojës.

Besohet, madje, nga shumë studiues të gjuhëve të vjetra evropiane, se forma e emrit të Odiseut, Uliks, është përcjellë te popujt e Evropës Perëndimore nëpërmjet ilirëve, ndaj jo më kot emri është përfshirë shpesh edhe në listat e emrave popullorë shqiptarë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button