AP: Kthimi i dënimit me vdekje në Turqi dhe anëtarësimi në Këshill janë jokompatibile

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përmes raportuesit të saj për abolimin e dënimit me vdekje, Iv Krushten reagoi ndaj qëllimeve eventuale për kthimin e dënimit me vdekje në Turqi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

“Po përhapen informacione se presidenti Erdogan parashikon mbajtje të referendumit për çështjen e kthimit të dënimit me vdekje në Turqi”, deklaroi Iv Krushteb, raportues i përgjithshëm i APKE-së për heqje të dënimit me vdekje.

“Dua të përkujtoj se për momentin në 47 vende anëtare të Këshillit të Evropës nuk është kryer asnjë dënim me vdekje. Shfuqizimi i dënimit me vdekje është parim themelor i organizatës sonë”, tha ai.

Ai theksoi se APKE ka kontribuar për largimin e dënimit me vdekje në tërë kontinentin evropian, me kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillit e Evropës me vendosjen e moratoriumit të ekzekutimeve dhe përkushtimin që të shfuqizohet dënimi me vdekje.

“APKE nuk do të pranojë ecjen prapa të kësaj çështje. Presidenti Erdogan nuk duhet të ketë iluzione. Kthimi i dënimit me vdekje është thjeshtë jokompatibil me mbajtjen e Turqisë në Këshillin e Evropës”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button