LSDM: Institucionet shtetërore të mundësojnë transfer të qetë të pushtetit

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) në kumtesën e sotme potencon se dalja e vetme nga kriza politike është që në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet të formojnë Qeveri duke kërkuar që institucionet të mundësojnë transfer të qetë të pushtetit, njofton Portalb.mk.

“Shumica legjitime parlamentare prej 67 deputetëve të zgjedhur nga mbi 700.000 qytetarë, shumë shpejtë do të zgjedh kryetar të ri të Kuvendit, e pastaj edhe Qeveri të re, në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet. Kjo është dalja e vetme legjitime dhe demokratike nga kriza, që e bën partia opozitare VMRO-DPMNE. U porosisim institucioneve se janë të përgjegjshme dhe të mundësojnë transfer të qetë të pushtetit”, thuhet në kumtesë.

LSDM-ja u apelon qytetarëve që të mos i nënshtrohen skenareve për tensioni të situatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button