Bangkok planifikon që ta ndaloj ushqimin rrugor deri në fund të vitit

Autoritet në Bangkok ndalojnë shitjen e ushqimit në rrugë.

Masa tanimë hyri në fuqi dhe deri në fund të vitit do të vlejë për gjithë qytetin, publikuan mediat lokale.

“Me masën do të përfshihen të gjithë 50 rajonet në kryeqytetin e Tajlandës”, deklaroi Vanlop Suvande, këshilltar kryesor i prefektit të Bangkokut.

Me masën prej sot ndalohet shitja e ushqimit nëpër rrugë në tre rajone të popullarizuara – Tong Lor, Ekamai dhe Pra Kanong.

Sipas tij, pastërtia dhe siguria e rrugëve në qytet janë prioritet për autoritetet.

Viti i dytë me radhë Bangkoku në mars është shpallur për top destinacion botëror për ushqim rrugor, sipas CNN-it

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button