Tërmet me fuqi prej 6 ballë në Peru

Shteti i Amerikës Jugore, Peru, mbrëmë është goditur nga tërmeti me fuqi prej 6 ballë sipas shkallës së Rihterit, raporton Anadolu Agency (AA).

Instituti Gjeologjik Amerikan (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ka qenë 263 kilometra në verilindje të qytetit Iquitos në zonën e Amazonit në thellësi prej 10.7 kilometra.

Ende nuk ka informacione për të vdekur ose të lënduar eventual gjatë tërmetit i cili u ndie edhe në Kolumbi dhe Ekuador.

Pas tërmetit banorët e Quita-s braktisën objektet ku ishin. Ekuadorin në vitin 2016 e goditi një tërmet me fuqi prej 7.8 ballë sipas Rihterit në të cilin jetën e humbën 663 persona ndërsa rreth 29.000 persona mbetën pa shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button