Ish-presidenti i SHBA-ve përsëri në spital

Presidenti i 41-të i SHBA-ve, George H.W. Bush, është dërguar përsëri në spital, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga ish-presidentët që jetojnë akoma, Bush është në moshën më të thyer. Momentalisht ai është në moshën 92-vjeçare. Zëdhënësi i tij, Jim McGrath, përmes një deklarate me shkrim, ka thënë se është dërguar përsëri në spital për shkak të një ftohjeje të rëndë (pneumoni).

McGrath ka thënë se gjendja e tij është e mirë, ndërsa ka shtuar se duhet të rrijë për një kohë nën kujdesin e mjekut.

Bush edhe muajin e shkuar ishte dërguar në spital për shkak të problemeve në rrugët e frymëmarrjes, ndërsa pas mjekimit doli nga spitali.

Republikani George H.W. Bush është babai i presidentit të 43-të të SHBA-ve, George W. Bush dhe ish-guvernatorit të Florida-s, Jeb Bush. George H.W. Bush ka qenë president i SHBA-ve në vitet 1989-1993.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP