Askush ka dëgjuar

Për të determinuar kur jemi në prezencën e një prepozicioni apo të një fraze është e mjaftueshme të dallojmë se vetë ato respektojnë rregullat. Sistemi i rregullave nuk është një rrafsh i asociuar aq sa është si diçka që vjen derisa mund të ndërtojmë një prepozicion apo një frazë. Rrafshi i asociuar është diçka më kompleks, është e konstituar nga seri të tjera të formulacioneve të tjera në brendësi të formulimeve në të cilat shënjohet dhe konstituohet një element; është e konstituar nga formulacione në të cilat formulimi i referohet për përsëritje, për modifikim apo adaptim, për mbivendosje; është e konstituar edhe nga formulacione ku formulimi predisponon një mundësi që mund të vjen pas tij si pasojë e saj.

Nuk ekziston asnjë formulim që është në gjendje të lirë nga të gjitha fushat e koekzistencës së funksioneve, roleve, çdo frazë dhe prepozicion nuk mund të analizohen nëse nuk nisemi nga rrafshi formulues ku ato ekzistojnë, Foucault-ja thotë se formulimi ka gjithmonë nevoje për një (vox) që e artikulon, ka nevojë për një memorie, për një hapësirë për të ekzistuar dhe është pikërisht materialiteti i formulimit që bën të mundshme që një frazë këmbehet sipas paraqitjes në faqen tjetër, që të jetë e shqiptuar nga një zë. Arkeologjia e dijes nuk dëshiron ta përshkruajë atë që gjendet pas diskurseve qëllimeve, mendimeve, përfaqësimeve por pikërisht diskurset e praktikuara nga rregulla precize. Jo diskurset në cilësi të dokumenteve të interpretuara, si shenjë e diçka tjetre, por diskurse në shpeshtësinë konkrete dhe specifike.

Arkeologjia prezantohet si një analizë diferenciale nga modaliteti i diskursit, kjo dëshiron të definojë diskurset në specificitetin e tij, duke i treguar sistemet e rregullave që sundojnë dhe nuk kërkojnë të ri-ngjiten në një identitet unik dhe të pandryshueshëm nga vetvetja, referencat e praktikave diskursive qe kalojnë përmes akteve individuale; Ajo më në fund  nuk kërkon të hyjë në mënyrën e asaj që ka qenë e menduar, imagjinuar në një diskurs nuk kërkon një identitet që është e shpërhapur edhe e humbur nga diskursi; ajo është një lloj rishkrimi i një diskursi i shndërruar në objekt, i asaj që është e thënë dhe e shkruar. Arkeologjia e dijes dëshiron të studiojë raportet mes formacioneve diskursive dhe jo-diskursive (institucionet, ngjarjet politike, proceset ekonomike) por kjo nuk kërkon ardhjen e motivacioneve të njësive të fakteve formulative (hulumtimi i kontekstit të formulimit) dhe as të asaj që i shpreh në vetvete (detyre e hermeneutikes), por dëshiron të dallojë mënyrat në të cilat artikulohen këto dy baza të formulimit ku raporti i kazualitetit, refleksit, simbolikes mund të dallohen sipas analizës arkeologjike vetëm pas përshkrimit të pozivitetit dhe rregullave të formacionit të këtij pozivitetit. Nëse arkeologjia e refuzon hulumtimin e shkakut si metodë të punës së saj nuk dëshiron të shikojë diskursin në sipërfaqe të refleksionit të ngjarjeve që ndodhin tjetërkund, nëse eliminon kursin e figures subjekt-padron nuk është për të pohuar kundër pavarësisë absolute të diskursit por për të zbuluar që kjo nuk posedon statutin e pastër ideal, por jeton në brendësi të një rrafshi institucional, të proceseve ekonomike, politike dhe raporteve sociale. Diskursi i konsideruar nga arkeologjia nuk konsiston në një vetëdije që nxjerr projektin e saj nën formën e një gjuhe, por është një praktikë që prezanton forma të determinuara të bashkë-zinxhirëzimit sipas aspektit që duhet të shpjegojë arkeologjia, siç e kemi vërejtur, në vend që të lidhë nyje fijet që duhet të bashkojnë diskurset, ngjarjet, kërkon diferencat, diskontinuitetin dhe kërkon të analizojë, t’i diferencojë.

Sipas Foucault: “Në të kundërt, arkeologjia nuk përshkruar disiplina por poziviteti në formacionin diskursiv, që në disa raste mund të korelojnë me disa disiplina por jo me disa të tjera. Nuk është asnjë relacion biunivokale mes disiplinave të ndërtuara dhe formacioneve diskursive (në Historinë e Çmendurisë duke analizuar lidhjet mes institucioneve që nuk përshkruhen si elemente të thjeshta të një disipline; të gjitha këto praktika tejkalojnë vet disiplinën duke i takuar rrafsheve të ndryshme asaj të administratës, të filozofisë të gjuhësisë, të organizimit të punës dhe asistencës)”.

Por atëherë çfarë ishte e diktuar me emrin e formacionit diskursiv nuk mund të jetë bërthama e shkencës së ardhshme? Arkeologjia nuk do të synonte kështu kërkimit të të gjithave elementeve heterogjene që ndërtojnë bazën nga ku lind një shkence? Edhe këtu Foucault jep një përgjigje negative – ajo që për shembull ka qenë një gramatikë e përgjithshme nuk përfshin çdo gjë që deri më tani është thënë (linguistika) apo me atë që merret filologjia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button