Në shtabin e BDI-së, flamuri maqedonas shtyhet anash për takimin me Bilt (FOTO)

Ish shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bilt i cili dje zhvilloi një sërë takimesh me liderët politik në vend, me siguri pa qëllim, duke dashur të postojë fotografi në Twitter se ka arritur në shtabin e BDI-së në Reçicë të Vogël në Tetovë, ilustroi se ku BDI e mban flamurin maqedonas.

Në podiumin i cili është në kornizat e sallës për takime ishin të gjitha flamujt, i BE-së, i SHBA-së, ai shqiptar, i BDI-së madje edhe i Kosovës, vetëm flamuri i Maqedonisë shikonte në mënyrë të turpshme nga prapavija.

Në pyetjen e “Meta” pse flamuri maqedonas është vendosur atje, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, u përgjigje me kundër- pyetje: “Si mendoni, pse është vendosur”?

Në pyetjen pse flamuri maqedonas është vendosur në qosh, pas flamujve tjerë”, Osmani shkurt tha: “Ka ngelur”.

 

Përndryshe kjo fotografi e Carl Bilt u postua para fillimit të takimit të tij me Bashkimin Demokratik për Integrim. Pas këtij takimi kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti u shpreh se “duhet që të sillemi të gjithë me përgjegjshmëri”.

Por para BDI-së, Bilt u takua edhe me partinë e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, pas të cilës u shpreh se “në çdo shtet normal, ekziston Kushtetutë e cila duhet të respektohet”.

Ndërsa sipas kumtesës së LSDM-së të dërguar pas takimit me Bilt u kuptua se bashkarisht është konstatuar se proceset demokratike janë të patjetërsueshme për përparim të Republikës së Maqedonisë dhe se patjetër duhet të respektohet Kushtetuta dhe ligjet nga ana e të gjitha partive politike dhe institucioneve të shtetit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button