Seancë konstituive e Kuvendit të ri bullgar

Kuvendi i sapozgjedhur Popullor i Bullgarisë sot do ta mbajë seancën konstituive, të cilën në pajtueshmëri me Kushtetutën, e konvokoi presidenti bullgar, Rumen Radev.

Në përbërjen e re, të 44-të të Kuvendit, të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtur më 26 mars, kanë hyrë pesë subjekte politike – Partia konservative Qytetare për zhvillim evropian të Bullgarisë (GERB) me 95 deputetë, koalicioni “BSP për Bullgarinë” i kryesuar nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 80 mandate, blloku Patriotë të Bashkuar me 27, Lëvizja për të drejta dhe liri (LDL) me 26 dhe partia Vullneti me 12 deputetë.

Pas dhënies së besimit të deputetëve dhe fjalimeve përshëndetëse të përfaqësuesve të grupeve të deputetëve, është paraparë edhe zgjedhje e kryetarit të Kuvendit Popullor dhe zëvendësve të tyre dhe miratim të Rregullores për punë dhe organizim të Parlamentit.

Në seancën solemne janë ftuar shefi i shtetit Radev, nënpresidentja Ilijana Jotova, ish-presidentët bullgarë Petar Stokanov, Georgi Përvanov dhe Rosen Plevneliev, kryeministri aktual Ognjan Gerxhikov dhe ministrat e Qeverisë së tij teknike, eurodeputetë bullgarë, muftiu kryesor i Bullgarisë Mustafa Haxhi, si dhe përfaqësues të bashkësive tjera fetare dhe të korit diplomatik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button