Zbuloni 3 shenjat më tradhëtare të horoskopit

Shpesh shenja e horoskopit mund të flas për detaje të personalitetit të një personi duke i bërë ata më të prirur drejt të mos qenit besnikë, shkruan Bordo.al.

Zbuloni cilat janë 3 shenjat më tradhëtare të horoskopit.

3- Akrepi

Personat e kësaj shenje kanë dëshira të mëdha seksuale dhe kjo mund ta shtyjë akrepin drejt kërkimin fizik nëse pasionet e tyrfe nuk përmbushen në marrëdhënien aktuale. Kur Akrepi sheh diçka që e do, qoftë ose jo në një lidhje ai nuk do të ndalet deri sa ta përmbush qëllimin e tij. Kjo duke përfshirë edhe të qënurit manipulator, nëse i kërkohet.

Nga ana tjetër vlen të thuhet se kur Akrepi është i dashuruar ai është shumë besnik dhe të përkushtuar ndaj sigurisht që kjo mund të bëjë që shpesh tradhëtia të mos ndodhë.

2- Luani

Luani do të jetë në qendër të vëmendjes dhe është tejet e vështirë që ata t’i rezistojnë njerëzve që i trajtojnë si mbretër apo superior. Egoja dhe vetëbesimi i tyre mund t’i bëjë tërheqës në sytë e të tjerëve dhe shpesh ato do ta gjejnë vetën në pozita që mund të rrisin tërheqjen ndaj tyre. Ata mund të rrëmbehen lehtë nëse egoja e tyre llastohet nga ndonjë kërkues potencial. Vetëbesimi i lartë i bënë ata të mendojnë se mund t’ja dalin ta ndajnë dashurinë dhe trupin e tyre me më shumë se një person. Mundësistë paraqiten lehtësisht te Lunani duke qenë persona dhe karaktere të shoqërueshme, shpirti i festës.

1- Shigjetari

Shigjetari është një karakter pafund kureshtar dhe në kërkim të përvojave të reja dhe emocionuese. Ata janë njerëz spontan që nxiten nga vendimet e momentit shpesh pa marrë parasysh pasojat. Një Shigjetar i pakënaqur shpesh do ta tradhëtoi partnerine tyre qoftë me një ose edhe me më shumë persona. Mendimet e tyre moskokëçarëse lidhur me jetën dhe shpirti aventurier i bën ata tërheqës në sytë e të tjerëve. Ata janë të ndershëm më njerëzit që tradhëtojnë duke ia bërë me dije se janë në një marrëdhënie në pyetetn dhe madje do të jenë të hapur për të shpjeguar arsyet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button