Serbi: Studentët protestojnë kundër zgjedhjes së Vuçiqit për president

Studentët serbë sot kanë rinisur protestat e tyre, për të kundërshtuar zgjedhjen e presidentit të ri, Aleksandar Vuçiq, duke pretenduar se ka pasur parregullsi të mëdha në zgjedhje- përfshirë, kufizimin e mediave,frikësimin e votuesve dhe ryshfet, transmeton REL.

Fitorja në zgjedhjet presidenciale të 2 prillit e Vuçiqit, i jep partisë së tij, Partisë Progresiste, kontroll mbi gjithë legjislativin dhe proceset qeverisëse.

Disa kritikë kanë paralajmëruar se një koncentrim i tillë i pushtetit, do të shtynte këtë vend ballkanik përsëri në autokraci.

Protestuesit thonë se Vuçiq dhe partia e tij janë të korruptuar.

Protestat në Serbi janë organizuar në baza ditore, që prej mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, përveç në fundjavë, për shkak të festës së Pashkëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button