Arsenali dërgon skautin Bennett në ndeshjen Shkupi – Vardari

Derbi ndeshja e të dielës (23.04.2017) në mes ekipit të FC Shkupi dhe Vardarit ka zgjuar interes të madh jo vetëm në vendin tonë, por edhe te skaut të ndryshëm evropian, ndërsa sot në postën elektronike të klubit tonë, ka arritur kërkesë zyrtare nga departamenti i skautëve të një nga klubet më të mëdhenj evropian dhe të Premier Ligës Angleze, Arsenali.

Bëhet fjalë për skautin Bobby Bennett, i cili do të jetë mysafir special i Shkupit, në përballjen e të dielës ndaj Vardarit, për të monitorojë disa lojtarë nga të dy klubet. Në kontaktet mes dy klubeve mësohet se udhëtimi i zyrtarit të Arsenalit do të bëhet ditë më herët në Shkup.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i klubit të FC Shkupi, Hajrush Mani, i cili theksoi se Bennett do të jetë mysafirë i kryetarit të klubit Ejup Ademi dhe se kjo është fillimi i bashkëpunimit me skuadrën angleze, e cila është e mirënjohur për rrjetin e saj të skautëve dhe zbulimin e talenteve. Përfaqësuesi i Arsenalit gjatë kësaj kave do të përcjellë disa ndeshje, ndërsa përzgjedhja e tij ka qenë që nga tri ndeshjet që do të ndjek, një prej tyre të jetë dhe derbi i Maqedonisë që do të luhet këtë fundjavë mes Shkupit dhe Vardarit. Ende nuk dihet se cilët futbollist janë në fokus të skautëve të Arsenalit, i cili duket se ka nuhatur talentet e reja edhe në futbollin e Maqedonisë.

Skoiti i Arsenalit, 66 vjeçari Bobby Bennett është një ish-futbollist anglez, që ka luajtur si sulmues me ekipet si Southend United dhe Scunthorpe United. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button