Kompanitë e shqetësuara për konkurrencën jolojale dhe ikjen e fuqisë së re punëtore jashtë vendit

Pas takimit me kompanitë e Gostivarit, sot Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdoi në qytetin e Kumanovës me bizneset e këtij rajoni.

Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha përshëndeti të pranishmit dhe uroi që kjo organizatë që tubon bizneset të zgjerohet edhe më tej duke synuar promovimin dhe zhvillimin e biznesit në Maqedoni. Ai theksoi edhe formimin e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, një iniciativë kjo e cila ka për qëllim të ngrit kapacitetet prodhuese të kompanive. Në takim u prezantuan aktivitetet e Odës dhe shërbimet të cilat i ofrojmë, përfshirë këtu edhe projektet rrjedhëse që janë në fazën e implementimit. OEMVP në periudhën e ardhshme planifikon projekte edhe më të gjëra, duke zgjeruar fushat e promocionit, zgjerimin e debatit me institucionet qeveritare dhe institucione tjera.

Pëveç shërbimeve të OEMVP-së, bizneset u informuan  mbi mundësitë e ndryshme të shfrytëzimit të fondeve alternative në formë të granteve të pakthyeshme  dhe mundësive tjera të financimit, sepse shumica e kompanive si problem shohin edhe mosinformimin në kohë dhe mosbashkëpunimin në mes sektorit publik dhe komunitetit të biznesit.

Ajo për të cilën kompanitë e Kumanovës  shprehën shqetësim është politika diskriminuese ndaj investitorëve vendas, ku përmendën faktin se shteti nuk bën alokimin e barabartë të mjeteve gjatë shpërndarjes së fondeve për investime, duke lënë anash kompanitë shqiptare dhe me këtë nuk krijon mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm të bizneseve.  Konkurrenca jolojale dhe ikja e fuqisë së re punëtore jashtë vendit gjë që rezulton me mungesën e kuadrove të kualifikuara, posaçërisht në fushën e teknologjisë informative, është problem i cili ndikon në stabilitetin e bizneseve të vogla, të cilat veç se e kanë të vështirë funksionimin duke marrë parasysh gjobat e mëdha nga ana e institucioneve shtetërore.

Takimi i radhës me bizneset do të vazhdojë në Kërçovë më datë 20 Prill 2017 në Restoran Arabella me fillim në ora 11:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP