Shkëndija me epërsi pret Vardarin në Tetovë

E mërkurën në vendin tonë është e rezervuar për futboll, ku në kuadër të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, do të luhen dy duelet kthyese e që vë përballë Shkëndijën ndaj Vardarit dhe Pelisterin ndaj Bregallnicës.

Edhe pse Shkëndija ka një epërsi të madhe për këtë ndeshje (me rezultat 1:3), pasi ka fituar vardarin si mysafire në Shkup, përsëri kjo do të jetë përballja më interesante.

Në gjysmëfinalen e dytë do të përballen Pelisteri dhe Bregallnica, ku ekipi nga Manastiri, këtë ndeshje do ta nisë me epërsinë e golave të shënuar në terren mysafir (2:2). Të dyja ndeshjet luhen në orën 16:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button