Ja çfarë thotë Ali Ahmeti pas takimit me Carl Bildtin (VIDEO)

“Të gjithë duhet që të sillemi me përgjegjshmëri”, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit me ish kyreministrin dhe shefin e diplomacisë suedeze, Carl Bildt, njofton Portalb.mk.

“Ky ishte takim mjaft interesant pasi që Carl Bildt ka mjaft përvojë dhe është njohës i madh i politikës së këtushme, të Ballkanit, por edhe më gjerë. Duhet që të sillemi të gjithë me përgjegjshmëri”, tha Ahmeti.

Në pyetjen se a është e paraparë që të mbahet takim i liderëve, Ahmeti tha se nuk ka kurrfarë paralajmërime për mbajtje të takimit të atij formati.

Në lidhje me informatat se gjatë kohës së Pashkëve, duhej të ketë takim me LSDM-në dhe se kanë planifikuar në Kuvend, pa pjesëmarrjen e VMRO-DPMNE-së, të zgjedhin kryetar të Kuvendit, Ahmeti tha se ajo është spekulim.

“Ai është proces i rëndë dhe duhet me kujdes që të sillemi në këtë proces, por e dini se Kuvendi këto ditë nuk ka punuar për shkak të festave. BDI si parti deri më tani ka bërë gjithçka dhe është përpjekur që të formohet shumica parlamentare, por tani vendimi për dalje nga kjo situatë dhe për vazhdimin e procesit më tutje është te partitë e mëdha maqedonase”, tha Ahmeti, duke shtuar se nuk kanë nuk kanë diçka tjetër se çfarë të bëjnë.

Bildt përsëriti se ai është këtu që t’i dëgjojë partitë dhe se zgjidhja është në Kushtetutë.

“Sot, ashtu siç e dini, po takohem me partitë politike në Maqedoni. Ata janë që duhet ta zgjedhin rrugën për zgjidhje. Porosinë e shkruajta në “Twitter”: Kushtetuta, demokracia dhe Evropa”, tha Bildt.

I pyetur se si e komenton çështjen që Ivanov nuk do të takohet me të, ai tha: “Edhe më mirë, pasi që edhe ashtu nuk kam kohë sot”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Me siguri Alia ka kerku nga Karl Bild qe ti ndihmoj Bdi dhe Vmro ta formojn qeverin.qe te qetesohet Vmro dhe situata do te qetesohet……
    Cka nuk mund te pritet prej Alise sepse.keta 15 vite me keto.fora ka qendru ne pushtet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button