Kallëzime penale për vjedhje në SHA “Zhito Karaorman”

Policia ka parashtruar kallëzim penal kundër G.M. (44) nga Kërçova dhe P.P. (55) nga Prilepi i cili muajin e kaluar e kanë grabitur depon e SHA  “Zhito Karaorman” në rrugën magjistrale Kërçovë – Ohër, duke marrë kështu pronë të kundërligjshme prej rreth 180.000 denarëve.

Siç informon MPB-ja, vjedhja ka ndodhur më 16 mars të këtij viti pasi G.M. dhe P.P. rreth orës 10:00 me automjetin transportues kanë hyrë në qarkun e SHA “Zhito Karaorman” dhe nga depoja kanë marrë mjete të deponuara materiale, pronësi e ndërmarrjes, pas çka kanë ikur. pastaj mjetet i kanë shitur në hekurishte në Kërçovë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button