Brenda bunkerit nuklear, luksoz

Ndërkohë që rriten tensionet midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, amerikanët kanë ndërtuar një bunker nuklear luksoz, shkruan Top Channel, transmeton Portalb.mk.

Ky bunker ndodhet pranë Savannah, në Georgia dhe përmban një dhomë moderne armësh dhe sistemin më të fundit CCTV.

I ndërtuar rreth 14 metër nën tokë, bunkeri ka në brendësi të tij edhe një teatër, dhoma lojërash dhe katër apartamente.

Ky bunker modern është i aftë të përballojë një sërë kërcënimesh të mundshme, përfshirë shpërthimet bërthamore apo sulmet terroriste.

Aktualisht bunkeri nuklear përdoret si strukturë për trajnimin e personelit ushtarak dhe ka dalë në shitje si një shtëpi luksoze, e cila ofron një strehë të fundit të sigurt, për çdo familje.

Çmimi i këtij bunkeri-shtëpi luksoze, është 17.5 milionë dollarë.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button