Japonia do të dërgojë ushtarë në Gadishullin Korean për mbrojtjen e qytetarëve të saj

Japonia do të përgatitet të dërgojë ushtarë në Gadishullin Korean për mbrojtjen e qytetarëve të saj në rast të krizës, nëse do të kishte nevojë për evakuim, deklaroi ministrja japoneze e Mbrojtjes Tomomi Inada.

“Nëse në Gadishullin Korean ka gjendje që do të nevojitej evakuim të japonezëve dhe qytetarëve të tjerë dhe ata nuk mund të largohen me mjete të tyre, Japonia do të mobilizojë forca ushtarake”, deklaroi Inada para Parlamentit.

Deklarata është dhënë në momentin kur Koreja Veriore u kërcënua me lansimin e raketave çdo javë dhe rreziku se regjimi në Phenian do të kryejë provën e gjatë bërthamore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button