Maqedoni, shtrenjtohen derivatet

Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për 2,5 denarë, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për dy denarë për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Çmimi i ri i Eurosuper BS 95 do të jetë 67,5 denarë për një litër, ndërsa Eurosuper BS 98 do të shitet për 69,5 denarë.

Për një litër Eurodizel (D-E V) do të paguhet 52,5 denarë, ndërsa për vajin Esktra të lehtë për amvisëri (EL-1) 41 denarë. Për 1,766 denarë shtrenjtohet mazuti M-1 NS dhe një kilogram i këtij energjensi do të kushtojë 27,402 denarë për një kilogram.

Çmimet në pakicë të derivateve të naftës mesatarisht janë rritur për 4,58 për qind, ndërsa ato rafinerike për 6,92 për qind

KRRE e konfirmoi çmimin e ri të benzinave në bazë të lëvizjes së çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe kursin e dollarit në krahasim me denarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button