Ejup Alimi: Gjuha greke në Gjevgjeli nuk ju pengon, ndërkaq ju pengon shqipja

“Dua ta pyes kolegun Dragan Cuklev nga VMRo-DPMNE i cili vjen nga Gjevgjelia, si nuk i pengon ajo që atje gjuha greke është e dyta dhe të gjithë e flasin, ndërkaq i pengon gjuha shqipe e cila është gjuhë zyrtare në Kuvend”, tha nga foltorja e Kuvendit, deputeti i BDI-së, Ejup Alimi, duke shtuar se duhet të ndalohet me “dyfytyrësi dhe të fillojë zgjidhja e problemeve serioze dhe reale të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, njofton Portalb.mk.

“Edhe ne jemi qytetarë të këtij shteti. Këtu jetojmë dhe askund nuk do të shkojmë. Për atë ndaloni me këtë debat jo-produktiv dhe t’u kthehemi problemeve thelbësore. Lëreni Tiranën, të flasim për Shkupin dhe problemet që i kemi të gjithë qytetarët, pa dallim se a janë maqedonas apo shqiptarë. Të flasim për krizën kushtetuese dhe për atë se është bllokuar gjithçka në shtet. Shqiptarët jemi mësuar që të durojmë dhe të presim, por çfarë është me votuesit e juaj, si do të ju shpjegoni atyre se pse e bllokoni shtetin dhe nuk mundet të funksionojë. Edhe pse mendoj se të gjithë e kanë të qartë se çfarë po bëni”, tha Alimi.

Ndaj kësaj, Cuklev iu përgjigj se “gjuha greke në Gjevgjeli përdoret për arsye ekonomike”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button