Oda e Avokatëve të Turqisë vlerëson se është shkelur ligji gjatë referendumit

Vendimi i Komisionit të Lartë Zgjedhor në Turqi në moment të fundit që të pranohen fletëvotimet pa vulë në referendumin e së dielës, është shkelje publike e ligjit dhe mund të ndikojë ndaj rezultateve, vlerëson Oda e Avokatëve së Turqisë.

“Me vendimin e tillë joligjor anëtarët e komisioneve zgjedhore janë sjellë në situatë të vlerësojnë se është e drejtë të pranojnë fletëvotime në të cilat nuk ka vulë”, thuhet në kumtesë.

Sipas tyre, vendimi i komisionit zgjedhor ka shkaktuar parregullsi në procesin e votimit.

Oda e Avokatëve thekson se brengosja nuk është për shkak të rezultatit të referendumit, por për shkak mënyrës në të cilën janë zbatuar “mosrespektime transparente të ligjit të cilat mund të ndikojnë ndaj rezultateve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button