Macron: “Mjaft me dominimin gjerman”

Emanuel Macron ka kritikuar ashpër Gjermaninë për suficitin ekonomik. Por ai kërkon reforma edhe nga Franca.

Frankreich Wahlkampf Emmanuel Macron (Getty Images/S. Lefevre)

Gjermania duhet të kuptojë se “forca e saj ekonomike si ajo sot nuk mund të vazhdojë”, theksoi kandidati për zgjedhjet presidenciale në Francë, Emmanuel Macron. Gjermania po përfiton nga mungesa e balancit në Eurozonë, që nuk është mirë për ekonominë evropiane por as për Gjermaninë, mendon ai. “Duhet të krijohet një lloj balanci”, pohon kandidati për president të Francës, njofton DW.

Kritikat ndaj Gjermanisë

Macron nuk ka shpjeguar se çfarë do të thotë ky “balanc”, kur dihet se në Eurozonë ekziston tregëtia e lirë. Kritika të ngjashme ndaj Gjermanisë janë dëgjuar edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump. Ndërsa përgjigja gjermane ishte se kjo ka të bëjë me kualitetin e prodhimeve “made in Germany” dhe jo me masat ekonomike apo financiare.

Kombobild Marine Le Pen Emmanuel Macron

Sot (18.4.) edhe shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde e ka kritikuar Gjermanisë për suficitin e arritur dhe ka kërkuar prej saj që këto para të investohen në infrastrukturë. Ndryshe Macron ka kritikur edhe Francën për mungesë të reformave. “Pa reforma nuk do të kemi as mirëbesimin e gjermanëve”, tha politikani 39-vjeçar. Ai mendon se Franca duhet të nisë një ofensivë të re për përgatitjen e punëtorëve për tregun e punës.

Favorit?

Në zgjedhjet presidenciale në Francë, të cilat do të mbahen javën që vjen, Macron paraqitet si kandidat i pavarur. Në Gjermani ai ka simpati sepse është angazhuar deri tani për bashkëpunim mes Berlinit dhe Paristi, ndërsa lëvizja e tij En Marche! angazhoet për Evropën.

Gara për postin presidencial në Francë është shumë e ngushtë, por liderja djathtiste e Front National Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron konsiderohen si favorit për kualifikim në balotazh. Raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë mahet me 7 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button