Gjykata Supreme e anuloi seancën e përgjithshme

Gjykata Supreme e ka anuluar vazhdimin e paralajmëruar të seancës së përgjithshme në të cilën duhej të shqyrtohen referatet e kryetarit të Gjykatës, Jovo Vangellovski, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç informojnë nga Gjykata Supreme, seanca është anuluar pasi që një pjesë e gjykatësve janë në pushim mjekësor.

Vazhdimi i seancës pritet që sërish të caktohet, por nuk ka ndonjë datë konkrete.

Në seancë do të duhet të vendoset në lidhje me atë se a do të mundet që vetëm prokurori shtetëror, Marko Zvërlevski të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, madje edhe për lëndët e prokurores speciale, Katica Janeva dhe a do të ndalohet shfrytëzimi i “bombave” si dëshmi në procedurë penale.

Për profesoreshën universitare, Besa Arifi, nuk ka mëdyshje se bisedat e përgjuara mund të jenë dëshmi. Gjykatësit e Apelit, tanimë janë deklaruar pozitivisht në rastin “Spiun” ku gjithashtu si dëshmi kanë shfrytëzuar biseda të përgjuara dhe ajo është pjesë e praktikës gjyqësore në ven, shpjegon Arifi për TV “Telma”, ndërkaq qëndrimin e saj e mbështet edhe me aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në fund të muajit korrik, është afati i fundit ku Janeva do të mund të ngrit akuza, sipas profesoreshës Arifi, po bëhen sabotime ndaj punës së PSP-së, ndërkaq hapat e fundit, thotë se janë akrobacione juridike, të cilat janë më të këqija edhe se abolimi i vjetshëm i presidentit, Gjorge Ivanov

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button