PEPR: Sjellja e deputetëve të VMRO-DPMNE-së është çmenduri që duhet të ndalohet

Partia për Emancipim të Plotë të Romëve (PEPR) reagon, për siç thonë ata, sjelljen e papërgjegjshme të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Kuvend duke zhagitur seancën konstituive për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit me replika dhe kundër-replika të anëtarëve të tyre duke thënë se me seancat konstituive të deritanishme janë shpenzuar paratë e popullit dhe se kjo bëhet me qëllim që të mbrohen nga krimet e bëra anëtarët e VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

“Kjo nuk ka ndodhur që prej pavarësisë së Maqedonisë. Duke mos menduar se për çdo seancë shpenzojnë 20.000 euro të qytetarëve, në vend se të punohet në ligje reformuese në Kuvend, paratë e qytetarëve shpenzohen për seanca të cilat nuk kanë asnjë efekt për përmirësimin e shtetit dhe tejkalimin e krizës në të cilën gjendet Maqedonia”, thuhet në kumtesën e PEPR-së.

PEPR konsideron se kjo sjellje e papërgjegjshme dhe e pahijshme e deputetëve të VMRO-DPMNE-së  dhe luajta e rolit prej patrioti është një çmenduri që duhet të ndalojë.

“Kjo sjellje e papërgjegjshme dhe e pahijshme e deputetëve të VMRO-DPMNE-së me të njëjta teza, përsëritje dhe luajtje të rolit prej patrioti është një çmenduri që duhet të ndalojë. Duhet t’i jepet fund kësaj agonie. Deputetët nga VMRO-DPMNE duhet të kuptojnë se ka shumicë parlamentare dhe se duhet të konstituohet Kuvendi. Në lidhje me të ashtuquajturën Platformë ekzistojnë institucione deri sa ndokush e cenon integritetin dhe sovranitetin e Maqedonisë dhe e cila është Gjykata Kushtetuese. Për këtë, si parti rekomandojmë që të sillen përgjegjshëm dhe profesionalisht si deputetë të qytetarëve dhe jo si mbrojtës të krimit të anëtarëve të tyre”, thuhet në kumtesën e PEPR-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button