Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare, ndërsa do të fryejë edhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus një deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në dy, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 19 gradë Celsius.

Të mërkurën, nën ndikimin e valës së re të reshjeve, do të ketë reshje shiu të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët veriperëndimore, veriore dhe lindore të vendit. Lokalisht pritet të reshin mbi 25 litra në metër katror. Do të fryejë e forcuar nga drejtimi jugor. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës drejt të enjtes për shkak të lëshimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, në male reshjet do të jenë të borës, ku do të formohet shtresë e re e borës. Era do ta ndryshojë drejtimin në veriperëndim dhe të enjten dhe të premten do të fryejë me intensitet të forcuar. Temperatura e ditës do të bie dhe do të lëviz prej 9 deri në 17 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP