Rusi, tjetër arrestim për atentatin në Shën Pjetërburg

Një i dyshuar i akuzuar se ka ndihmuar në përgatitjen e atenatit në metronë e Shën Pjetërburgut është arrestuar në afërsi të Moskës nga policia ruse, njofton top-channel, përcjell Portalb.mk.

Abror Azimov, lindur në vitin 1990 në vendet e Azisë Qendrore, u ndalua në rajonin Odintsovo, në perëndim të kryeqytetit rus.

Ai është personi i nëntë që arrestohet në lidhje me sulmin që u mori jetën 14 personave dhe plagosi mbi 50 të tjerë më herët gjatë muajit.

Sulmi u krye nga 22-vjeçari Akbarzhon Jalilov, një shtetas rus me origjinë kirgize. Personi i arrestuar sot dyshohet të jetë ai që e stërviti Jalilov të përgatiste atentatin vetëvrasës.

Në momentin e arrestimit Azimov kishte një pistoletë dhe një çantë në të cilën ndodheshin dy telefonë celularë.

Tetë personat e tjerë të arrestuar gjithashtu në lidhje me sulmin janë gjithashtu nga vendet e Azisë Qendrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button