Ivanov me porosi të reja

Kryetari i Maqedonisë, Gorge Ivanov, pas intervistës për gazetën kroate “Vinter Cajtung” në një intervistë të një gazete po ashtu kroate “Globus” u shpreh se realizimi i Platformës Shqiptare do të paraqiste një fazë të re kalimtare për Maqedoninë dhe se realizimi i po të njëjtës do të nënkuptonte formim të një shteti të ri shqiptarë, njofton Portalb.mk.

“Platforma Shqiptare do ta ndajë Maqedoninë nga ajo që e njohim sot, kurse në shtet do të kemi dy segmente dhe Maqedonia do të jetë e ndarë në mënyrë etnike, religjioze dhe gjuhësore. Do të ndodh një humnerë e thellë. Qytetarët kanë dyshime të mëdha për sa i përket qëllimit të përpilimit të Platformës. Sipas tyre Maqedonia do të jetë në një fazë kalimtare, do të përdor fjalë të rënda, fazë për një shtet shqiptarë të tretë”, tha Ivanov.

Ivanov edhe në këtë intervistë tha se nuk do t’ia jep mandatin Zoran Zaevit dhe shtoi se gabimi më u madh në tërë këtë situatë krizeje është bërë nga Bashkimi Evropian (BE) sepse me ndryshimin e strukturës së Komisonit Evropian ka ndryshuar edhe procesi i “evropianizmit” dhe kjo bëri që të paraqiten “lojtarë të rinj të cilët në botën e sotme multipolare duan të marrin pjesë prej saj”.

“Gabimi më i madh është bërë nga Bashkimi Evropian. Fuqia e BE-së del nga e ashtuquajtura evropianizim. Deri sa ekzistonte mundësi për të, BE-ja posedonte fuqinë që shteteve të mëhershme socialiste t’ua jepte fuqinë e transformimit edhe atë në mënyrë vullnetare. Me ardhjen e Junker në krye të Komisionit Evropian veçanërisht me deklaratën e tij “në mandatin tim nuk do të ketë zgjerim të BE-së” u bllokuan të gjitha proceset evropiane të rajonit të Ballkanit. Në këtë situatë u paraqit zbrazëtirë, u paraqitën lojtarë të cilët në botën e sotme multipolare duan të fitojnë pjesë të saj”, tha Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button