Incidentet në Saraj, banorët në protesta kërkojnë siguri (VIDEO)

Incidentet e njëpasnjëshme që janë duke ndodhur në komunën e Sarajit, ku vetëm brenda një jave janë shënuar dy viktima, ka bërë që gratë e kësaj komunë të dalin me apel drejtuar organeve të rendit që të marrin masa dhe të shtojnë më shumë patrullimet në këtë komunë për t’i parandaluar incidentet  e përgjakshme midis të rinjve, transmeton Alsat M.

Dy ditë më parë një 17 vjeçar humbi jetën pasi u therr me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pas një zënke banale, ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur. Incidenti ndodhi në hyrje të  Matkës.

“Sot u bëjmë apel komisionit kompetent  në kuadër të Ministrisë së punëve të brendshme dhe vetë ministrisë  që të mbrohet rendi dhe qetësia publike  në shoqëri dhe të marrin masa parandaluese që gjatë vikendeve të ketë patrullime policore më të shpeshta dhe sidomos ne vende më rekreative  sportive turistike  në vende ku incidentet më të shpeshta” u shpreh Nulifer Sali, banore e Sarajt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button