Elvana Gjata vjen me lajme SUPER (FOTO)

Dimë që momentalisht ajo po qëndron në Los Angelos, pasi pritet që së shpejti Elvana Gjata të shpërthejë në tregun Ndërkombëtar. Pavarësisht se deri tani asgjë nuk është bërë konkrete, herë pas here Elvana poston ndonjë foto, në të cilën na bën të mendojmë se shpërthimi i saj nuk do të vonojë, shkruan Bordo.al.

Pasi mori pjesë dy muaj më parë në ndarjen e çmimeve Grammy dhe pasi e pamë krah producentit të famshëm të Justin Bieber, fotot e radhës të postuara nga Elvana flasin akoma më shumë. Këngëtarja e hitit “Lejla”, duket se ka realizar një set fotosh dhe ajo çfarë na bëri përshtypje ishte kasti tejet interesant i bashkëpunëtorëve të saj.

Elvana ka pozuar para fokusit të apartatit të një fotografeje shumë të njohur në Los Angelos, e quajtur Sasha Samsonova e cila punon me më të famshmit e momentit në showbizin botëror, siç janë Kylie Jenner, Kendall Jenner, Kelly Roland etj. Ndërkohë artistja e grimit që ka bërë make-up-in e Elvanës në këtë set fotosh quhet Kathy Jeung dhe është as më pak dhe as më shumë, se grimierja e emrave BIG në botën e shoëbizit si, Alessandra Ambrosio, Rita Ora, Gwen Stefani, Nicole Scherzinger e shumë e shumë të njohur të tjerë. Ende se dimë arsyen konkrete të këtij seti fotosh, por nisur nga këta bashkëpunëtorë të rinj të Elvana Gjatës, duket se diçka shumë e madhe po vjen dhe ne mezi po presim.

elvana gjata

elvana gjata

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button