Ja shenjat që tregojnë se ai nuk është i interesuar për diçka serioze

  1. Ju dërgon mesazhe vetëm pas mesnate. Është një fakt shkencor që tregon se mesazhet e dërguara pas orës 1, kanë tematika joshëse.
  2. Ai nervozohet kur e ftoni në shtëpi për të shikuar film, dhe në fakt vetëm shikoni film.
  3. Kurrë nuk i keni takuar miqtë e tij. Sa më pak informata që keni për të, aq më lehtë është për të që të zhduket pasi të arrijë qëillmet e tija. Nëse nuk e dini se ku jeton, si është mbiemri i tij i vërtetë dhe me kë shoqërohet, ai mund të zhduket sikurse të mos ketë ekzistuar fare.
  4. E bën shumë të vështirë kalimin e natës në shtëpinë e tij. Ai kurrë nuk ua thotë një gjë të tillë direkt, mirëpo zakonisht kur ndodheni në mbrëmje në shtëpinë e tij, ai ju thotë se ka një “punë të rëndësishme” në mëngjes.
  5. Ai gjithmonë sigurohet që nuk do të leni asgjë pas. Zakonisht, para se të ikni nga shtëpia e tij ai ju pyet nëse ka diçka që mund të keni harruar. Ndoshta e bën një gjë të tillë që të mos keni arsye të ktheheni pa e paftuar.
  6. Asnjëherë nuk keni dalë me të në një takim të mirëfilltë. Takimet romantike janë për meshkujt që e konsiderojnë veten partner e jo për meshkuj që e konsiderojnë veten miq të seksit.
  7. Gjithmonë insiston në ndarjen e kostos së picës që keni porositur. Nëse mashkulli nuk paguan për picën, nuk mund ta konsideroni takimin si romantik por si shoqëror.
  8. Ai është i zënë gjithmonë kur i shkruani gjëra personale dhe emocionale.
  9. Gjithmonë kur jeni bashkë, insiston në seks. Nëse gjithmonë insiston që të keni seks në çdo takim, ai nuk sheh në ju asgjë më tepër se një shoqëruese seksuale.
  10. E vetmja gjë që ka blerë për juve dhe që e konsideron romantike, ka qenë një lodër seksi.
  11. Çdo bisedë me të është me tematikë seksuale. Çdoherë që flisni apo shkruani me të, menjëherë biseda shëndrrohet në seksuale.
  12. Ju shkruan se dëshiron të dilni në grup mirëpo kur arrini tek shtëpia e tij e kuptoni se jeni vetëm ju të dy. Ndoshta do të mendonit se do të takoheni me miqtë e tij në ndonjë bar, mirëpo realiteti është se ai është duke ju pritur jashtë me disa kondomë në dorë.
  13. Ai ju komplimenton vetëm për dukjen fizike. Atij i pëlqen prapanica juaj e jo sensi juaj për humor, për të gjithmonë dukeni “seksi: dhe kurrë “e lezetshme.
  14. Kur t`ju vizitojë në shtëpinë tuaj, drejtohet menjëherë për në dhomën e fjetjes. Tek ai nuk ka biseda në kuzhinë apo në kanape duke shikuar ndonjë emission. Sapo të arrijë tek ju, menjëherë insiston që të drejtoheni për në dhomën e fjetjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button