Partia kryesore opozitare bëri thirrje për anulimin e referendumit ë djeshëm

Partia kryesore opozitare në Turqi, Partia popullore-republikane i bëri thirrje Komisionit të Lartë Zgjedhor që ta anulojë referendumin e djeshëm për ndryshime kushtetuese.

Zëvendëskryetari i partisë, Bylent Tezxhan theksoi shumë parregullsi gjatë referendumit të djeshëm dhe deklaroi se mënyra e vetme që t’i jepet fund diskutimeve për legjitimitetin e votimit dhe të qetësohen qytetarët është që Komisionit ta anulojë votimin.

Partia kumtoi se do t’i kontestojë rezultatet nga referendumi, në të cilin sipas rezultateve të para diçka mbi 51 për qind kanë votuar për ndryshime të Kushtetutës.

Tezxhan sot në Ankara deklaroi se numërimi fillestar është kryer në mënyrë të fshehtë në disa stacione policore.

Ai shtoi se vëzhguesve nuk iu është lejuar ta vëzhgojnë procedurën në periudhën prej të paktën një orë, ndërsa partia nuk ka parashtruar ankesë.

Tezxhan deklaroi edhe se vendimi pa precedent i Komisionit që t’i pranojë si të vlefshme fletëvotimet, të cilat nuk kanë vulë zyrtare, është sjellë pas ankesës së përfaqësuesit zyrtar të partisë qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button