Aleppo: Gazetari bie në dy gjunjë nga dhimbja (FOTO)

Me kamer në dorë dhe lotë në sy Abd Alkader ka ndjekur masakrën e datës 14 prill në Siri ku humbën jetën 126 persona, shumica e të cilëve fëmijë.

Gazetari Abd Alkader po xhironte me kamer teksa po arrinin civilët me autobusë nga fshatrat Foua dhe Kefraya në Aleppo.

Ai ishte dëshmitarë i asaj që ndodhi, dhe së bashku me kolegët e tij, menjëherë pas shpërthimit lanë kamerat menjanë dhe vrapuan drejt vendit ku ndodhi shpërthimi, duke u munduar të shpëtojnë nga flakët sa më shumë fëmijë.

Në një moment, ai dorëzohet duke u gjunjëzuar dhe duke qarë me lot nga tmerri i asaj që kishte parë vetëm disa çaste më parë.

Këto momente janë fotografuar nga një koleg që gjenden në vendin e ngjarjes.

al1

al2

al3

al4

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button