Xhamia e profetit Ibrahim për dy dekada ruhet nga një grua

Emine el-Kadi është një roje besnike e xhamisë së Profetit Ibrahim në qytetin El-Khalil në Bregun Perëndimor, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kujdesin për xhaminë e konsideron si detyrë dhe obligim tashmë 22 vite. Në bisedë për AA, 51-vjeçarja ka shprehur lumturinë dhe nderin që ka për detyrë të ruaj vendin ku ndodhen varret e Profetit Isak dhe Jakub. “Këtë e bëj për 22 vjet. Intensivisht bëj kërkime në burimet islame në lidhje me këtë xhami për t’u dhënë vizitorëve sa më shumë informacion”, tha Kadi, një nënë e shtatë fëmijëve. Ajo rikujtoi se hebrenjtë në vitin 1994 pushtuan pjesën më të madhe të xhamisë.

“Jam krenare që punoj këtu. Kjo është, nga njëra anë edhe si obligim fetar. Jam shpirtërisht e lidhur me këtë punë. Falem, por edhe e shfrytëzoj kohën për të mësuar”, tha Kadi. Turistët që vijnë për të vizituar xhaminë duhet të kalojnë pikat e kontrollit izraelit. Ajo tregon për konfliktet e shpeshta të palestinezëve dhe izraelitëve, të cilat kryesisht përfundojnë me vdekjen e ndonjë palestinezi.

“Pushtuesit izraelitë rrethinën e xhamisë e kanë kthyer në kazermë ushtarake. Palestinezët që dëshirojnë të vizitojnë xhaminë janë ekspozuar ndaj kontrolleve në derë dhe fyerjeve. Kur kam filluar të punoj këtu me vështirësi kam kaluar pikat e kontrollit ushtarak dhe në mes të kolonëve hebrenjë. Sot nuk mendoj për këtë, sepse kjo është një xhami që na përket neve”, thekson Kadi.

Kadi punon si roje e xhamisë dhe njëherësh edhe si cicerone për turistët që vijnë për vizitë. Edhe hebrenjtë deri në vitin 1994 në kohë të caktuar vinin për të vizituar varrin e Profetit Ibrahim. Hebreu i ekstremit të djathtë Baruch Goldstien më 25 shkurt 1994 hapi zjarr në xhami dhe me këtë rast vrau 29 palestinezë dhe plagosi 125 të tjerë.

Pas kësaj, autoritetet izraelite për arsye sigurie, gjysmën e xhamisë e kthyen në një strehë për hebrenjtë. Në afërsi të xhamisë së Profetit Ibrahim janë vendosur rreth 1.500 ushtarë izraelitë të cilët mbrojnë 400 kolonët hebrenjë.

20-15-globi-xhamia-e-profetit-ibrahim-dy-dekada-ruhet-nga-nje-grua-2-768x469 20-15-globi-xhamia-e-profetit-ibrahim-dy-dekada-ruhet-nga-nje-grua-3-768x511 20-15-globi-xhamia-e-profetit-ibrahim-dy-dekada-ruhet-nga-nje-grua-4-768x514 20-15-globi-xhamia-e-profetit-ibrahim-dy-dekada-ruhet-nga-nje-grua-5-768x512

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP