DARKA MADHËSHTORE

Merxhan Jakupi

Merxhan Jakupi

Pas konfliktit dhe luftimeve në pranverë të vitit 2001, me transformimin e ushtrisë çlirimtare në subject politik, një komandant i zonës së Karadakut tha: deri tani liderët dhe politikanët maqedonas liderët dhe politikanët shqiptar i kanë përdorur si çamçakëzë dhe në fund i kanë hedhur në plehra. Komandanti tha: dëshiroj që shokëve të luftës t’ua bëjë medije, që për transformim dhehyrje në koalicion dhe qeveri me maqedonasit së pari të fillojë me pije. Deri në mbarimin e mandatit, ata duhet të rrinë të dehur.Në darkën e famshme dhe pompoze, ishin tubuar gjithë duke vallëzuar me muzikë së bashku me balerina, duke pirë shampanjë, vodka gjithë natën.Kishte pasur ndër ata që s’kishin pirë tërë jetën.Ata shumë shpejt  ishin dehur dhe i kishte zënë gjumi. Një pjesë, kishin bojkotuar darkën ku sot e kësaj dite bredheshin pa punë dhe ishin penduar.Kishte dhe ndër ata që nuk ishin mësuar nëpër darka pompoze, mendonin që më mirë mos i kishin hyrë kësaj valle. Të gjithë kishin dhënë betimin para prijësit, Maqedonia sa është e jona aq është e juaja,ashtu u kishte thënë prijësi. Njëri i kishte thënë, në qoftë se është nevoja, do të luftojmë dhe me hunjt e gardhit për këtë shtet. Prijësi i zbehur tha, siç e dini, ne jemi të rrethuar me armiq të jashtëm, i kemi të afërm, nga gjaku dhe feja, por ata duan që ta fshijnë nga faqja e dheut vendin tonë. Shembull: fqinji i jugut me emrin e  veriut, me gjuhën, pastaj tjetri me fenë, por dorën në zemër me ju shqiptarët, nuk kemi kurrgjë të përbashkët, e kam fjalën e etnogjenit fis.  Ju ishittë vetmit që nuk na hapët telashe. Shembull ishte shteti juaj i pari që na njohu me emrin. Pas darkës së famshme, të nesërmen në zyrë ai ishte i lodhur. Herë pas here prijësin,  komandanti e pyeste se kur do të takohesh me ambasadorin amerikan. Kur do të shkoni në Washington, të na sillni ndonjë lajm dhe çfarë  thonë ata për ne. Prijësi ishte xheloz, por e dinte se shqiptarët janë aleat dhe miq më të ngushtë të SHBA. Komandanti mund të shkonte në shtëpinë e bardhë kur të donte dhe të bënte poza me Barak Obamën. Pas zgjedhjeve dhe presidentit të ri Donald Trump, prijësi e kishte humbur interesin, nuk e  kishte pyetur si më parë komandantin, për  takimet me ambasadorë dhe vizitat në SHBA. Kishte kaluar mesi i natës prijësin nuk e kishte zënë gjumi. Dorën e dridhur zgjati kushedi pse ju kujtuadhe  nga vitrinë nxori një libër ‘Popujt e zhdukur’. Duke lexuar në një pasazh ishte një tablo “zhdukja e popujve në të ardhmen”. Vështroi me ngulm, befas e renditur ishte dhe Maqedonia pastaj disa shtete fqinje, në fund pa qëishte dhe Shqipëria.Mori frymë thellë dhe fshiu ballin. Një këshilltar i kishte thënë për  disa fonde, rritjen e të ardhurave fëminore. Por kur ishte konsultuar me disa ministra projekti kishte dështuar.Nataliteti dhe lindja tek shqiptarët ishte mëe lartë. Me një gjallërim të dobët në sy prijësi vështroi hartën  që ishte varur në mur kryesisht kufijtë Greqi, Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Bullgari. Mbi 70% kufiri shqiptaro-shqiptar.Jemi si çifutët, sanduiç të rrethuar me shqiptarët,tha me vete.Vitet e fundit kishin dalëmbi 200 000 qytetarë nëpër shtete perëndimore.Ai  thase nuk ikim vetëm ne, por  të gjithë nga Ballkani Perëndimor serbët, boshnjakët dhe shqiptarët. Një mik i kishte thënë se shqiptarët janë të lidhur me vendlindjen  si hekuri me magnetin. Ata vijnë me pushime, ndërtojnë shtëpi, blejnë tokë, bëjnë dasma.Maqedonasit më së shumti shkojnë përtej oqeanit, Amerikë, Australi, Kanada. Rrallë vijnë, më në fund kthehen, shesin banesa, shtëpitë,  gjithë pronën dhe nuk kthehen kurrë.

Më mirë  të rrinëtë dehur çdo herë, tani djalli na hyri në sallë’

Prijësi kishte thirrur të gjithë në një mbledhje të jashtëzakonshme.Ishte drejtuar duke thënë shteti është në rrezik.Duhet të gjithë ta mbrojnë shtetin.Shpjegimi i prijësit dukej i mjegullt, disa nuk e kuptonin, u desh të fillojë një përkthyes.Me zë të ulët dhe me buzëqeshje përkthyesi kishte përcjellur fjalët e prijësit.Disa terma një pjesë që ishin nuk i kuptonin dot.Shembull hegjemoni, aneksim, albanizim, ekspansion.Njërit sipas simptomave kishte filluar ti dalëpija (e dehura). E pyeti prijësin  se për cilin armik është fjala! Cili shtet i ka shpallur luftë shtetit tonë?!.Prijësi disi i hutuar belbëzonte, mezi i dilnin fjalët nga goja.Ai  tha, armiqtëe brendshëm. Armiq nuk jeni ju, po tuajit nga soji juaj. Njëri mefjalë të ashpra, që në darkën e famshme i kishte thënë prijësit se ne shqiptarët  po qe nevoja do të luftojmë dhe me hunjt e gardhit, e pyeti prijësin mos ka lidhje me dygjuhësinë. Ndonëse prijësi e la përgjysëm fjalën, një zë në sallë u dëgjua, më mirë të rrinin çdo herë të dehur, tanina hyri djalli në sallë. Në mëngjesende pa gdhirë ra telefoni.Prijësi e mori, dëgjohej një zë i pikëlluar.Kishte ndodhur diçka e papritur.Pas mesnatës pa asnjë lajm tha se ata kishin ikur. Nuk është e mundur tha prijësi, pokomandanti edhe ai ka ikur!. Mi jepni emrat, tha prijësi, nuk kanë nevojë prandaj të gjithë kanëikur!. Prijësi tha duhet të nisemi, tëshkojmë sa më shpejt. Rrugës duke udhëtuar tha me vete më mirë të merrnin tre qytete, fundi edhe gjysmën e qytetit që është në kufirin me shtetin e tyre, ose ndarje, apo pushtim i ngadalshëm i albanizimit, mendonte ai. Ishte udhëtim i tmerrshëm, i kishte shkaktuar zemërim dhe ankth aleati më i ngushtë i deridjeshëm. Ku e kam sjellë veten aq poshtë, t’iu gjunjëzohem dhe përkulem këtyre indiancive siç kishte thënë kushërira e tij. Duke dalë nga kryeqyteti në drejtim të një qyteti që kishte qenë bastion i nacionalizmit dhe rebeluese e gjithë regjimeve udhëtonte në një ndër territoret më autoktone dhetë pastra të trojeve shqiptare. Prej daljes deri në hyrje të qytetit tha me vete, asnjë fshat i përzier.Prijësit i dukej trualli i huaj edhe se ishte nën sovranitetin dhe pjesë e territorit.Ai kishte ndaluar gjithë investitorët e huaj pasi thoshte nuk i dihet seçdo të sjellëe nesërmja. Duke prerë unazën nga e djathta, nga ngjitej drejt fshatrave të Malsisë, iu kujtua rruga para njëviti e gjysëm që kishte vizituar një fshat me njollë. Disa miq e kishin qortuar, duke i thënë që aq naiv je treguar, të shkosh në një katund rebelues, që pas Dovletit kishin vënë mure për tu shkëputur dhe i kishin sjellë telashe Titos dhe Enverit. Tek po i afroheshin godinës prijësi vështronte shtëpitë e mëdha me mure dhe oborre.Para selisë valonin flamujt. Ishin flamuj partiak, të BE-së, kombëtar, por më shumë  u acarua kur pa flamurin amerikan. Prijësi u ngjit shkallëve, hyri dhe i përshëndeti të gjithë.Por nga nikoqirët përshëndetja dhe mikpritja ishte ndryshe nga herët e tjera. Prijësi i hutuar  tha, natën që ikët ne humbëm njërin sy. Kërkoni çfarë të doni pasuri, ar, makina luksoze, pallate, femra.Kemi një dosje të përbashkët por mos u shqetësoni, mos u bëni merak jemi më të fuqishëm se tjerët.Njëri që po e ndiqte, ishte pedant i veshur me kostum të zi dhe kravatë të kuqe. Me fjalë kërcënuese iu drejtua prijësit: Na shkelët në besë na tradhtuat!.Një copë herë prijësi me komandantin u ndanë veç duke folur për bisedimet e fshehta.Prijësi tundte kokën, në shenjë miratimi.Fjalët në vesh ishin një nga pikat më delicate mes prijësit dhe komandantit.Fjalët që dëgjoheshin ishin ‘klani ynë klani juaj’. Në fund prijësi u nda. Ai tha, ne do të qëndrojmë besnik deri në vdekje. Qentë kanë lehur dhe akoma janë duke lehur, por karvani ynëka ecur dhe së bashku do të ecë  pa u ndalur. ‘Neka puknat nashite dushman le të pëlcasin armiqtë tanë’

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP