Sulm i armatosur në një klub nate në SHBA

Në shtetin Ohio të SHBA-ve në një sulm të armatosur në një klub nate janë plagosur 9 persona, 2 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të dhëna nga policia e Ohios, në qytetin Kolumbus të Ohios ka ndodhur një sulm me armë në një klub nate.

Njoftohet se sulmuesit mund të jenë më shumë se një person dhe që gjendja shëndetësore e 2 personave të plagosur është e rëndë.

Ende nuk dihet për motivin e sulmit, ndërkaq bëhet e ditur se hetimet janë duke vazhduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button