Ja çfarë bëri Erdogan pas fitores në referendum

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, menjëherë pas qartësimit të rezultatit të votimit popullor, ka telefonuar kryetarin e Përgjithshëm të AK Partisë dhe kryeministrin Binali Yıldırım, kryetarin e Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli dhe kryetarin e Partisë së Madhe të Unitetit (BBP), Mustafa Destici, duke i uruar për fitoren në referendum, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se Erdoğan menjëherë pas qartësimit të rezultatit të referendumit ka telefonuar Yıldırım, Bahçeli dhe Destici.

Pasi i ka përcjellë përgëzimet liderëve Yıldırım, Bahçeli dhe Destici për punimet në fushatë dhe rezultatet e arritura presidenti Erdoğan, është shprehur se është mirënjohës popullit i cili ka reflektuar vullnetin e tij në votim.

Ndër të tjera Erdoğan ka uruar që rezultati i votimit popullor të jetë i dobishëm për popullin dhe vendin.

19:55 | Turqi, mbi 98% të votave janë përpunuar, ja rezultati!

Liderët botërorë mesazhe urimi presidentit Erdoğan
ANKARA (AA) – Burime të Presidencës së Turqisë kanë njoftuar se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është duke pranuar mesazhe urimi nga shumë liderë botërorë me rastin e fitores në referendumin e mbajtur në Turqi për ndryshimet, kushtetuese, raporton Anadolu Agency (AA).
Bahçeli: Rezultati i referendumit fitore e pamohueshme
ANKARA (AA) – Kryetari i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, tha në lidhje me rezultatin e referendumit se populli ka miratuar me vullnet të lirë kalimin në sistemin presidencial të qeverisjes, duke e quajtur këtë sukses të rëndësishëm dhe fitore të pamohueshme, raporton Anadolu Agency (AA).”Populli ynë i lavdëruar votoi me një maturi të madhe dhe me vullnet të lirë miratoi kalimin në sistemin presidencial të qeverisjes. Ky është sukses i rëndësishëm dhe fitore e cila nuk mund të mohohet dhe të shpërfillet”, theksoi Bahçeli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button