6 ushqimet që duhet patjetër t’i shmangni gjatë shtatzënisë, kujdes!

Nëse ju jeni në pritjen më të ëmbël të jetës suaj, atë pritjen e një fëmije, duhet të keni parasysh disa gjëra. Një grua shtatzënë siç dihet ka gjithmonë neps kur bëhet fjala për ushqim. Disa gra nuk e frenojnë fare veten, por hanë çfarë t’ju shkojë ndërmend. Por ndonjehërë të ngrënit nuk ka të bëjë thjesht me shqetësimin se mund të shtoni në peshë, por me faktin se disa ushqime mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijës. Portali shëndeti.al rëndit disa nga ushqimet të cilat nuk sugjerohet të hahen gjatë shtatzënisë. Më poshtë mund të lexoni se cilat janë këto ushqime.

Lëngje frutash dhe perimesh të pasterizuara

Mund të mendoni se po i bëni mirë vetes dhe bebes duke pirë lëngje frutash dhe perimesh, por, varietetet e pasterizuara mund të shkaktojnë më shumë dëme sesa të mira. Lëngjet e frutave dhe perimeve të pasterizuara përmbajnë një bakter të dëmshëm për ata me sistem të dobët imunitar, përfshirë edhe gratë shtatzëna. Këtu përfshihen lëngjet e shitura nëpër dyqane, restorante apo baret që frekuentoni. Prandaj përpiquni që t’i shmangni.

Pjepri

Edhe pse pjepri është 90% ujë, 9% karbohidrate dhe 1% proteina dhe yndyra, fatkeqësisht në lëkurën e tij mund të rritet edhe bakteri i rrezikshëm listeria. Prandaj cimbisja e lëkurës së pjeprit (nga ana e brendshme) mund të paraqesë rrezik për abort tek gratë shtatzëna.

Hot Dog-ët e parapërgatitur

Nëse i preferoni shumë hot dog-ët e parapërgatitur me ketchup ose mustardë, mendohuni dy herë nëse jeni shtatzënë. Përbërësit e tyre, sidomos sallami, mund të jetë një tjetër burim i bakterit listeria.

Sallam / Suxhuk djegës

Mishi i kuq pa dhjamë është një burim i mirë proteinave të cilësisë së lartë, hekurit të mirë absorbuar dhe vitaminës B12, megjithatë gratë shtatzëna sugjerohen që të mos konsumojnë mish sallami ose suxhuk djegës. Ato zakonisht përmbajnë konservues të quajtur nitrate, që janë të dëmshme për zhvillimin e bebes.

Nivelet e larta të kripës tek to janë gjithashtu të dëmshme për nënën dhe fëmijën.

Tiramisu

Meqë folëm me vezët e paziera dhe rrezikun e bakterit salmonela, ato mund të gjenden edhe tek ëmbëlsirat shumë të preferuar nga njerëzit. Tiramisu është një prej tyre, e cila ka si ingredient kryesor vezët e rrahura, ku rreziku i bakterit salmonela është gjithmonë prezent.

Peshku tuna

Peshku tuna mund të konsumohet gjatë shtatzënisë, por në sasi të limituar. Idealja do të ishte jo më shumë se dy racione peshk tuna (140 g racioni) për javë. Kjo sepse peshku tuna mund të përmbajë mërku, i cili mund të dëmtojë sistemin nervor të foshnjës. Përpiquni që gjatë shtatzënisë të konsumoni peshk të freskët, duke qenë se përmban më shumë acide yndyrore omega 3 se peshqit e konservuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button