Portieri i Dortmundit: Akoma nuk mund të fle i qetë

Portieri i Borusia Dortmundit, Roman Buerki, deklaroi se akoma nuk mund të fle i qetë si pasojë e sulmit mbi autobusin e klubit ditë më parë, para ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Monakos, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ndodhi të mërkurën e kaluar, ndërsa Buerki kishte qenë ulur pranë Marko Bartrës, të vetmin lojtar të lënduar kur ndodhën tre shpërthime.

Loja më vonë u anulua për ditën e ardhshme. “Akoma kam probleme me gjumin. Kjo është më e keqja, sepse nuk mund të fle natën. Kur zgjohem, ndjehem i lumtur që jam në shtëpi, në shtratin tim”, tha Buerki për gazetën zvicerane Der Bund.

Zvicerani që mban të veshur fanellën e Dortmundit ka theksuar se ai nuk mundi të përqendrohet gjatë lojës së nesërme të cilën e humbën 2:3. “Shumë vonë e kam vënë re se çfarë po ndodh në fushë, sikur fytyra ime të ketë qenë e mbuluar me një vello”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button