Në Vatikan kremtohet festa e Pashkëve

Festa krishtere e Pashkëve u kremtua edhe në Vatikan me meshën e drejtuar nga lideri shpirtëror i botës katolike, Papa Françesku, raporton Anadolu Agency (AA).

Në meshën që u mbajt në sheshin Shën Pjetri, morën pjesë shumë të krishterë nga kombe të ndryshme.

Pas meshës e cila zgjati për dy orë dhe në të cilën u përkujtua Jezu Krishti (Isai) përmes lutjeve dhe psalmeve, Papa Françesku përshëndeti të pranishmit në shesh nga makina e tij “Papamobil”, ndërsa më pas mbajti fjalimin tradicional “Urbi et Orbi” (Për qytetin dhe për botën) nga lozha e Bazilikës së Shën Pjetrit, sipas të cilit është emërtuar edhe sheshi.

Në fjalën e tij, Papa Françesku tha se është e nevojshme që të luftohet trafikimi ilegal me njerëz dhe armë dhe detyrimi i fëmijëve në punë.

Duke folur edhe për luftën në Siri, papa theksoi se “Siria e dashur dhe thyer është viktimë e një lufte që ka përhapur frikë dhe vdekje. Dje sërish ndodhi një sulm makabër që shkaktoi vdekjen dhe plagosjen e shumë refugjatëve që po iknin.”

Krahas për Sirinë dhe Irakun në Lindjen e Mesme, lideri shpirtëror i botës katolike ka uruar paqe për Jemenin dhe tokat e shenjta, duke bërë lutje edhe për Sudanin Jugor, Sudanin, Kongon, Somalinë dhe Amerikën Latine. Papa bëri thirrje për krijimin e urave të dialogut për Ukrainën, duke uruar “lehtësim të tragjedive”.

Nga ana tjetër, me rastin e meshës, forcat e sigurisë italiane dhe xhandarmëria e Vatikanit kanë marrë masa të gjera të sigurisë në sheshin Shën Pjetri, duke i kontrolluar një nga një personat që kishin ardhur për ta ndjekur meshën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button