Starova: Kriza politike është rezultat i mungesës së kulturës politike

Mungesa e vetëdijes institucionela dhe kulturës politike, por edhe jovazhdueshmëria në funksionimin e sistemit të institucioneve, janë arsyet për krizën e thellë politike në të cilën ndodhet Maqedoni, thekson Luan Starova, bartësi i ri i çmimit Legjioni i Nderit, të cilin e ndanë Republika e Francë.

“Ne nuk kemi kontinuitet, nuk mbajmë atë në institucionet tona, të cilat shumë shpesh janë nën goditjen e ndryshimeve politike. Mendoj se ky është thelbi. Paaftësia jonë është të ndërtojmë traditë për afrim dhe integrim në organizatat euro-atlantike”, deklaroi për Telma, Starova.

Në pyetjen se a është optimist për atë se çfarë po ndodh në vendin tonë, Starova thotë situata është mjaft fluide që njeriu të mund dhe të futet në të.

“Situata jonë është mjaft fluide që të mund njeriu të futet në të, për të treguar nëse është optimis ose pesimist. Megjithatë, unë mendoj se gjeneratorët më të mëdhenj të krizës janë harxhuar”, u shpreh Starova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button