Lejet e vozitjes së Maqedonisë shumë shpejtë do të pranohen edhe në Gjermani

Lejet e vozitjes nga Maqedoni, shumë shpejt do të pranohen edhe në Gjermani, mëson Deutsche Welle, prej kur Qeveria e Maqedonisë po përfundon obligimet e saj për nënshkrimin e marrëveshjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ditëve të fundit të shpërngulurit nga Maqedonia në Gjermani, përmes një peticioni online kërkuan nga Ministria e Komunikacionit në Gjermani pranimin e lejeve për vozitje. Pas gjurmëve të këtyre kërkesave, Detusche Wellw ka hetuar rastin dhe ka zbuluar se problemi nuk është aspak tek Gjermania, por në Maqedoni.

Nga MPJ e Maqedonisë jozyrtarisht për Faktor thonë se, e gjithë procedura me vite ka qenë e bllokuar tek ata. Por, lajmi i mirë është se procesi është zhbllokuar dhe shumë shpejt lejet për vozitje të makinave të Maqedonisë do të njihen edhe në Gjermani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button